Gjykata liron Shakirën nga akuzat për plagjiaturë
22 maj 2019
| 11:18
Një gjykatë spanjolle i ka liruar nga akuzat për plagjiaturë Shakirën dhe Carlos Vives për këngën “La Bicicleta”, që është edhe fituese e Garmmyt. Livan Rafael Castellanos, një këngëtar nga Kuba i njohur si Livam, ka thënë se Shakira ka kopjuar pjesë të tekstit nga kënga e tij e quajtur “Yo te quiero tanto”. “Nuk ka asnjë plagjiaturë siç pretendon paditësi në këtë rast”, është thënë në vendimin e gjykatës.