Gjykata merr vendim për personin që kishte tentuar ta sulmonte Rrahman Jasharajn
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë vërejtje gjyqësore personit i cili muaj më parë kishte tentuar të sulmonte kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në njërën nga shkollat e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka paralajmëruar se rastin do e drejtojë në Gjykatën e Apelit.
Njoftimi i plotë i Gashit:
Gjykata i dha vërejtje gjyqësore z. Musli Rexhepit, i cili sipas gjykatës ka tentuar ta ndaloj apo pengoj grevën e SBAShK-ut në krye me z. Rrahman Jasharajn me datën 05.09.2022
Çudia më e madhe është se greva ka filluar më 25 gusht dhe ka përfunduar më 1 tetor 2022, pra nuk është ndaluar më 05.09.22
Greva që i la 320 000 nxënës pa mësim dhe i humben mbi 3 milionë orë mësimi i dëshpëroi 640 000 prindër që së bashku me nxënës bëjnë rreth 1 milion qytetarë të Republikës sonë përfundoi me një vërejtje gjyqësore.
Kështu shpenzon sistemi ynë juridik taksat e qytetarëve të Republikës sonë.
Loja ende nuk ka përfunduar.
Shihemi në Gjykatë të Apelit.