Gjykata në Budapest hedh poshtë kërkesën e Shkupit për ekstradimin e Gruevskit

27 qershor 2019 | 18:39

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë të enjten para gjykatës në Budapest lidhur me kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e tij.

Por gjykatësja ka vendosur që ai të mos ekstradohet dhe të lihet i lirë. Sipas raportimit të medieve në Budapest, gjykata nuk mund të miratonte ekstradimin për një person të cilit tashmë i është dhënë azili në Hungari.

Ish-kryeministri Gruevski i arratisur nga vendi i tij, u pa brenda gjykatës në Budapest me një kapele bejsbolli në kokë, me syze dielli dhe një xhaketë të hedhur mbi duar, që sipas të gjitha gjasave ishin të lidhura me pranga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Jashtëm të…