Gjykata Penale Ndërkombëtare: Ukraina është një skenë krimi

13 prill 2022 | 16:30

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan, i cili ka qenë duke vizituar qytetin ukrainas, Bucha, ka thënë se vendi ishte “një skenë krimi”.

“Ne jemi këtu sepse kemi arsye për të besuar se krimet brenda juridiksionit të gjykatës po kryhen”.

“Ne duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm”,  u ka thënë ai gazetarëve.

Ai ka thënë se një ekip mjekoligjor i ICC-së do të fillonte punën në qytet.

Është thënë se Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve civile për të cilat Ukraina ia ka fajësuar forcat ruse që e pushtuan atë për disa javë, ndërsa Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West mund të hiqte dorë nga karriera e tij…