Gjykata refuzon 9 kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Trupi gjykues II ka hedhur poshtë raportin e fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Gjykatësit kanë refuzuan të merrnin në konsideratë besueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt të këtij viti.
Sipas trupit gjykues, nuk është treguar “asnjë arsye e pranueshme për t’i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b)”.
Këtë vendim trupi gjykues e ka marrë sot derisa ka bërë të ditur se zyra për pjesëmarrjen e viktimave mund të ri dorëzojë raportin me informacione shtesë.
Në këtë proces gjyqësor deri tani janë pranuar 141 persona që pretendojnë se janë viktima.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /KP