Gjykata refuzon kërkesën për hedhje të aktakuzës në rastin ‘veteranët’
24 qershor 2019
| 11:38
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e 11 të akuzuarve në rastin e veteranëve të “rrejshëm” të UÇK-së, duke i cilësuar si të pabazuara.
Të akuzuarit Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, janë duke u akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Këta dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtarë duke futur në lista të veteranëve të luftës, persona që nuk kanë qenë fare në luftë. /Ksp/