Gjykata refuzon lirimin e Alvesit
10 maj 2023
| 14:07
Dani Alves, që prej datës 20 janar të këtij viti ndodhet në burgun Brians 2 të Barcelonës, i akuzuar se ka përdhunuar një vajzë.
Ai do të vijojë të qëndrojë edhe për pak kohë pas hekurave. Braziliani kishte bërë kërkesë për liri me kusht, por Gjykata Supreme e Katalonjës ka refuzuar kërkesën e 40-vjeçarit, pavarësisht se ai ka garanci financiare dhe nuk është dënuar më parë.
“Gjykata e distriktit të 15-të të Barcelonës ka refuzuar kërkesën për lirimin me kusht nga ana e palës mbrojtëse”, thuhet në një komunikatë të gjykatës spanjolle. Hetimi për këtë çështje vijon ende, me mbrojtësin legjendar që shprehet se është i pafajshëm.