Gjykata refuzon pezullimin e pensioneve të veteranëve të UÇK-së

01 prill 2019 | 11:30

 

Gjykata Themelore në Prishtinës ka marrë vendim për kërkesën e prokurorisë e cila kishte kërkuar pezullimin e përkohshëm të pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve të luftës, të cilët dyshohen si veteran të rrejshëm.  

Lajmin e ka konfirmuar për “Express” Ramë Gashi, avokat i ish komandantit të UÇK-së, Agim Çekut. “Po, kërkesa është refuzuar nga ana e Gjykatës sot. Prokuroria kishte kërkuar që të pezullohen pensionet për veteranët, por tash gjykata mori vendim refuzues”, ka thënë Gashi.

Javën e kaluar kur ishte mbajtur seanca gjyqësore ndaj rastit të veteranëve, prokuroria kishte kërkuar nga gjykata që pensione e veteranëve të dyshuar si të rrejshme të ndërpriten deri në përfundim të procedurës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se në…