Gjykata rrëzon aktakuzën për zbulim të fshehtësisë ndaj Nagip Krasniqit, rikualifikohen veprat e tjera

28 prill 2025 | 14:35

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar pikën e aktakuzës për zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj Nagip Krasniqit.

Ai akuzohej se kishte çuar informata te Dejona Mihali. Megjithatë, është aprovuar kërkesa e mbrojtjes, dhe kjo pikë është hudhur poshtë.

Kurse, veprat e tjera janë rikualifikuar në një vepër penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, raproton “Betimi për Drejtësi”.

Përmes aktvendimit të 23 prillit 2025, Themelorja ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Virtyt Ibrahimaga, duke hudhur pikën VI të aktakuzës së Prokurorisë Speciale dhe pushoi procedurën për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Në këtë pikë, Krasniqi akuzohej se ka zbuluar fshehtësi zyrtare lidhur me procedurat e prokurimit të cilat po zhvilloheshin në KEK, duke i ndarë me personin jozyrtar- Dejona Mihalin.

Sipas vendimit, për pikat I deri V të aktakuzës, janë rikualifikuar veprat penale, kurse pjesa tjetër e kundërshtimit të parashtruar nga avokati Ibrahimaga, refuzohet si i pabazuar.

“Rikualifikohen veprat penale për të cilat akuzohet Nagip Krasniqi nga pika I deri V е aktakuzës: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, parashikuar nga nenin 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, në një (1) vepër penale, në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, parashikuar nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në vendim.

Andaj, sipas Gjykatës, pasi aktakuza të konisderohet e konfirmuar, shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale në raport me Krasniqin do të zhvillohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31, e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se kush do…