Gjykata rrëzon vendimin e kryeshefit të IPK-së që anuloi konkursin për hetues
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar të bazuar kërkesëpadinë e paditësve Adrianit Ibrahimi, Leotrim Bytyqi, Hazer Mallaku, Lenart Berisha, Dukagjin Halitaj, Ragip Rexhepi, Visar Shehu, Taulant Nika dhe Avdi Prokshi, kundër të paditurës Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
Gjykatësja Saranda Bogaj-Sheremeti, më 9 mars 2018, ka marrë vendim me të cilin ka anuluar vendimin e kryeshefit ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Hilmi Mehmeti, i cili kishte anuluar konkursin për pozitën inspektor/hetues në IPK.
Sipas aktgjykimit që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, kjo gjykatë e ka obliguar këtë institucion që të vazhdojë procedurën e rekrutimit për pozitën inspektor/hetues në IPK, në të cilën pozitë, paditësit ishin përzgjedhur si kandidatë të suksesshëm.
Po, ashtu e njëjta është obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës në vlerë prej 810 euro, të gjitha këto në afat prej 7 ditësh nga dita e marrjes së aktgjykimit.
Linku i plotë i tekstit: http://betimiperdrejtesi.com/gjykata-rrezon-vendimin-e-kryeshefit-te-ipk-se-qe-anuloi-konkursin-per-hetues-obligohet-vazhdimi-i-procedures-se-rekrutimit/