Gjykata saudite dënon me vdekje pesë persona për rastin e gazetarit Khashoggi
Prokurori publik i Arabisë Saudite ka thënë se pesë persona janë dënuar me vdekje, për rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, vitin e kaluar.
Prokurori publik ka njoftuar i gjithashtu se tre persona tjerë janë dënuar me gjithsej 24 vjet burgim, në lidhje me rastin, që kishte shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
Khashoggi, një banor amerikan dhe kolumnist i gazetës amerikane “Washington Post”, ishte vrar` në konsullatën Saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018.
Shërbimet e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin, se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë, ka urdhëruar vrasjen.
Por, për vdekjen e gazetarit, Riadi i ka shpallur fajtor zyrtarët e inteligjencës saudite.
Prokurori ka njoftuar se ish-këshilltari i lartë i princit të kurorës, Saud al-Qahtani, nuk ishte përfshirë në vrasje.
Sidoqoftë, Al-Qahtani është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij të supozuar në operacion.
Të dyshuarit janë gjykuar në bazë të procedurave sekrete suadite.
Khashoggi ishte parë për herë të fundit më 2 tetor të vitit 2018 duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, ku ai kishte shkruar për të marrë dokumente personale. Trupi i tij u raportua të jetë copëtuar brenda ndërtesës. Eshtrat e tij nuk janë gjetur. /Rel/