Gjykata spanjolle dënon liderët e Katalonjës për rebelim
14 tetor 2019
| 11:26
Gjykata Supreme në Spanjë ka dënuar nëntë liderë separatistë të Katalonjës, me burgim nga nëntë deri në 13 vjet për rolin e tyre në referendumin për pavarësi që është zhvilluar në vitin 2017.
Tre të pandehurit tjerë janë gjetur fajtorë mirëpo do të ndëshkohen vetëm me gjobë dhe jo burg.
Të 12 politikanët dhe aktivistët kanë hedhur poshtë akuzat.
Separatistët në Katalonjë kanë planifikuar një marshim masiv civil para marrjes së vendimit.