Gjykata Speciale arreston ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn
31 korrik 2023
| 16:40
Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër-arrest për Dritan Goxhajn, shoqërues i trupave amerikane gjatë luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.
Është bërë me dije se arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale.
Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i ushtrisë shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.