Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami
31 tetor 2023
| 09:27
Gjykata Speciale ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, mëson Gazeta Express.
Kjo bastisje po ndodh një ditë pasi Behrami përmes një statusi në “Facebook” ka kritikuar Gjykatën Speciale se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.
Po ashtu, Behrami kritikoi edhe për bastisjen gjatë ditës së djeshme të shtëpive të Blerim Shalës, ish-këshilltar i Thaçit dhe Bashkim Smakajt, ish-këshilltar i Thaçit që ka shërbyer edhe si shef i AKI-së.