Gjykata Speciale deri më tani ua ka lejuar vetëm 13 vizita të akuzuarve

14 mars 2025 | 08:44

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka qëndruar për vizitë te babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle sot në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake udhëzuan Zyrën Administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij.

“Në tërësi, kjo është vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot festohet Dita e Verës, një nga festat më të vjetra…