Gjykata Speciale është e pandalshme
25 janar 2018
| 10:45
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka vlerësuar se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e dëmshme si në aspektin politik, po ashtu edhe në atë juridik.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo përpjekje nuk është në të mirë të interesave të Kosovës. Salihu ka bërë me dije se Gjykata Speciale është e pandalshme.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se, edhe nëse Kuvendi i Kosovës do ta miratojë ligjin me anë të të cilit suprimohen ekzistimi dhe puna e Gjykatës Speciale, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale ka të drejtë ta shqyrtojë këtë ligj, më pas edhe ta anulojë dhe ta shpallë antikushtetues.