Gjykata Speciale fton edhe komandant Hoxhën
13 nëntor 2019
| 23:49
Gjykata Speciale ka ftuar edhe Samidin Xhezairin, i njohur me emrin e luftës komandant Hoxha për ta intervistuar.
Komandant Hoxha nga Prizreni, është ftuar dje nga Gjykata Speciale, dhe pritet të udhëtojë me 4 dhjetor për intervistë në këtë gjykatë.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e komandant Hoxhës përmes disa postimeve në Facebook.