Gjykata Speciale fton edhe një ish-komandant të UÇK-së
Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale për ish luftarët e UÇK-së. Kësaj radhe, prokurori special ka ftuar në cilësinë e të dyshaurit, ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqin nga Mareci i Prishtinës.
Ftesa për ish pjestarin e Njësitit “Shigjeta”, ka ardhur para dy ditesh. “Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar për krime lufte ndaj njerëzimit”, ka thënë Kllokoqi.
Kllokoqi që pas Betejës së Pashtrikut, ka shërbyer si komandant i njësisë në Artanë (Novobërë) ka konfimruar ftesën ka thënë se ndjehet krenar për të kaluaren e tij.
Ish ushtaraku që jeton në Beligjikë me familje që nga viti 2000, ka thënë se do të bashkëpunoj me Hagën dhe është i bindur se në fund do të dal i pafajshëm, shkruan Magazina.al.
Ditën kur marrë ftesën nga Specialja, ka njoftuar edhe autoritet belge. Shteti belg menjëherë është angazhuar dhe është interesuar nëse shtetasit të tyre po i shkelen të drejtat e njeriut.
Kllokoqi ka jetuar në përendim dhe është kthyer gjatë luftës në Kosovë. Përmes Betejës së Pashtrikut, me njësitin “Shigjeta” është futur në Kosovë, dhe ka qëndruar deri në clirimin e vendit. Në vitin 2000 Kllokoqi është kthyer sërish për të jetuar në Beligjikë.