Gjykata Speciale fton ish-gazetarin e njohur kosovar

05 maj 2019 | 22:49

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-gazetarit të njohur, Nuhi Bytyçi.

“Lajmi.net”, merr vesh se Bytyçi është ftuar gjatë ditës së sotme nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Kujtojmë se Bytyçi ka qenë gazetar në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu,  vlen të theksohet se Bytyçi ditë më parë në ambientet e ambasadës së Kosovës në Zvicër, ka bërë edhe promovimin e librit të tij, të titulluar “Libri i Luftës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në festivalin folklorik “Hasai Jehonë”, në edicionin e 30-të, ansambli…