Gjykata Speciale fton për intervistim edhe Bislim Zyrapin
19 korrik 2019
| 17:47
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka thënë presidenti Thaçi.
/Epoka e re/