Gjykata Speciale fton për intervistim edhe deputeten Safete Hadërgjonaj
06 shtator 2019
| 08:49
Gjykata Speciale me seli në Hagë, e ka ftuar edhe deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj për intervistim në cilësinë e dëshmitares.
Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” vet Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj do të intervistohet për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.
Deputetja Hadërgjonaj sipas ftesës që ka marrë do të intervistohet më 19 shtator nga Specialja.
/Epoka e re/