Gjykata Speciale fton për intervistim një ish-ushtar të UÇK-së
03 korrik 2020
| 15:41
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-pjesëtarin e UÇK-së, Afrim Bytyqi.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së, Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.