GJYKATA SPECIALE GJYKATË ANTISHQIPTARE
Gjykata speciale në Hagë , e ndihmuar nga logjistika e aparaturës së luftës speciale serbe kundër Kosovës, e denoi me 26 vite burg, Sali Mustafën – Calin.
Kurse kryekriminelin Sllobodan Millosheviqin Tribunali e liroi që të ,, vdiste‘’ në prag të shqiptimit të dënimit, përderisa Pavlle Gavrilloviq, është liruar i pa fajshëm , e Sali Mustafa privohet nga liria 26 vite për ,, ndalim arbitrar ‘’ të 6 personave.
Tribunali i Hagës, gjeneralët gjakatar serb: Nebojsha Pavkoviq, Sreten Llukiq, Vlladimir Llazaroviq, Dragolub Ojdaniq e Vlladimir Gjorgjeviq i denoi mesatarisht me nga 15 vite burg .
Këta gjakatarët dhe shumë të tjerë sikur këta, kanë kryer krime të dyfishta në Kosovë:
a ) vrasje të 13 mijë civilëve shqiptarë,
b ) grabitje të kufomave për t’i varrosur në Batajnicë.
Klubi Politik,, Afrim Zhitia ‘’ ndan mendimin se ky denim i njërit prej liribërsve të Kosovës, çlirimtarit Sali Mustafa, për dallim prej gjakatarēve serb të cilēt kanë kryer krime të gjenocidit, feminocidit dhe etnocidit në Kosovë, përbën jo vetëm anatemim të UÇK-së, por edhe një Absurd në Historinë e të drejtës ndërkombëtare.
Dhe jo vetëm kaç, përbën më tepër denim politik kombëtar, në kohën kur Serbia i ka kërkuar NATO -s, për të dërguar ushtrinë serbe në Kosovë !?!
Kjo gjykatë nuk i shërben Kosovës, dhe si e tillë është antishqiptare, krijimimi së cilës ishte fatale dhe vendimi më infantil i politikanëve të dalur nga lufta e UÇK-së.
Klubi Politik ,, Afrim Zhitia ‘’
Kryetar Ragip Shala
Prishtinë 17.12. 2022