Gjykata Speciale ia konfiskon telefonin edhe vëllait të Calit
13 shtator 2023
| 21:18
Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, i është konfiskuar telefoni nga zyrtarët e EULEXI-it, me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.
“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, tha Shala.