Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt
06 nëntor 2023
| 11:42
Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.
ZPS-ja përmes një njoftimi tha se gjykatësi ka vendosur mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme.
“Gjykatësi i vetëm i DhSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme”, është thënë në njoftimin e ZPS-së.