Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës

24 qershor 2022 | 11:33

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ka vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit  të Specializuar (ZPS) për krime lufte.

Lajmin është bërë me dije përmes vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Në këtë vendim është thënë se gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në konkludimin se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që  Shala do të arratiset, pengojë progresin e procedurave të Dhomave të Specializuar ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i kanë ofruar dëshmi SPO-së dhe/ose që do të paraqiten para Dhomave të Specializuara.

Shala është arrestuar më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet talibane në Afganistan kanë njoftuar se kishin ndërprerë operacionet…