Gjykata Speciale ka përgjegjësi për të arrestuarit, shtetas të Kosovës

20 shkurt 2025 | 14:09

Reagim i KMDLNj-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mori pjesë në dy seancat e fundit para Gjykatës Speciale raciste në Hagë.

Fillimisht nuk dihej arsyeja e kësaj kurse , mëpastaj avokati i presidentit Thaçi deklaroi se shkaqet shëndetësore e pamundësuan pjesëmarrjen e zotit  Thaçi në gjykim. Ndërkaq që GJSR nuk doli me asnjë informatë të përditësuar për gjendjen shëndetësore të presidentit Thaçi.

Po kjo gjykatë ditë më parë refuzoi dy kërkesa të zotit Thaçi që të vizitojë babain e sëmurë që trajtohej në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore dhe moshës së shtyrë , është mbi 84 vjeç ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet për vizitë humanitare e që parashihet edhe me rregulloren e GJSR të Hagës. Në vend të saj kjo gjykatë ka propozuar komunikimin e shtuar elektronik dhe vizita të shtuara thuaja se z. Haxhi Thaçi, babai i presidentit Thaçi është një ekspert i komunikimit dhe se është i moshës së re e që mund ta vizitojë të birin kur të dojë. GJSR e injoron faktin se kemi të bëjmë me një person me shëndet të rrënuar dhe moshë të shtyrë që pamundëson edhe komunikimin si dhe vizitat.

Në këtë mënyrë GJSR brutalisht shkelë të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria , të garantuara me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare siç janë Kushtetuta e Kosovës,  Rregullat Evropiane të Burgjeve, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe Rregullat e Nelson Mendelës që kjo gjykatë i ka inkorporuar si standarde më të larta të Kombeve të Bashkuara për Persona të privuar nga liria. Me refuzimin e vizitës së presidentit të Kosovës për babain e sëmurë, GJSR shkelë Konventën për Parandalimin e Trajtimit Degradues dhe Çnjerëzor i OKB – së për të cilën do të duhej të  reagonte Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe trajtimit Degradues i OKB-ve.

Mosdhënia e informatave për shëndetin e presidentit Thaçi nga kjo Gjykatë vetëm sa e rikonfirmon qëndrimin e KMDLNj-së se kjo Gjykatë është skajshmërisht jotransparente, e papërgjegjshme në mungesë të llogaridhënies dhe skajshmërisht e mbyllur nga çdo monitorim i pavarur.

Ndonëse institucionet e Kosovës thonë, në radhë të parë MD-së, armiqësisht e disponuar ndaj pengjeve të Hagës se kjo Gjykatë është e Kosovës, në praktikë ne asgjë nuk e dëshmojnë këtë. Nuk ka asnjë reagim, jo për të kërkuar lirimin e tyre e që do të konsiderohej si ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit por është detyrim i tyre institucional të mbrojnë të drejtat e tyre njerëzore përmes një gjykimi të drejtë dhe të pandikuar politikisht dhe nga grupet e interesit dhe sidomos për trajtimin e tyre në aspektin humanitar. Legjislatura që iku ka dështuar totalisht në këtë drejtim, legjislatura në ardhje duhet të nxjerrë mësim nga mungesa e përgjegjësisë dhe dështimit të Kuvendit të kaluar në mbrojtje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria,  të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë,  aktualisht pengje të Hagës.

Për më keq, sidomos kohëve të fundit është përshkallëzuar gjuha e urrejtjes ndaj z. Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë me ç’rast brutalisht  dhunohet parimi i prezumimit të pafajësisë përmes cilësimit se janë  “vrasës gjakftohtë , vrasës të shqiptarëve, vrasës të aktivistëve politikë etj”., pa një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.  Këta persona që merren në mënyrë aktive me politikë  , deputetë, ministra, gazetarë, opinionistë, etj., në fakt po ofrohen si dëshmitarë për GJSR.

Një kohë të gjatë, babai i Presidentit Thaçi ndonëse nuk është fare pjesë e procesit dhe është i sëmurë rëndë dhe shumë i moshuar, në kundërshtim me çdo moral njerëzor po i nënshtrohet një linçimi duke u fyer paskrupullt nga persona dashakeq dhe të paskrupullt .

KMDLNj – ë e dënon këtë fjalor linçues, fyes dhe përjashtues ndaj Haxhi Thaçit dhe pengjeve që po mbahen në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës dhe fton Prokurorinë e shtetit të ndërmerr veprime në përputhje me autorizimet dhe mandatin ligjor.

KMDLNj-ja e informon opinionin se refuzimi i GJSR që Hashim Thaçi ta vizitojë babain e sëmurë nuk është shkelja e parë dhe e vetme e kësaj Gjykate pasi fillimisht nuk e ka trajtuar si duhet në aspektin shëndetësor Salih Mustafën e as Pjetër Shalën.

Hysni Gucatin nuk e kishin dërguar për operim deri sa u dënua ndonëse ishte nevojë e ngutshme. Pastaj, Nasim Haradinajn nuk e kishin lejuar të marrë pjesë në varrimin e vëllait Agron Haradinaj e as për kryeshëndosh, midis shkeljeve të shumta.

KMDLNj denoncon këto shkelje brutale të GJSR në Hagë ndaj personave të privuar nga liria, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës duke kërkuar një auditim ndërkombëtar të punës së kësaj gjykate për dyshime përtej të bazuara për shkelje të drejtave të njeriut.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Kelmendi (Politikan shqiptaro-gjerman, pjesë e partisë CDU) Gjermania ka…