Gjykata Speciale ka prioritet politikën dhe jo drejtësinë
Nga Sali Bislimi
Sjellja e gjykatës ndaj presidentit Thaçi duke ia vazhduar paraburgimin është edhe lojë me shtetin dhe popullin e Kosovës.
Duke e bërë politikën dhe jo drejtësinë ajo shkel të drejtat e njeriut, dhe me ketë humb edhe kredibilitetin, por faji është edhe tek ne, ku janë ata burra të ashtuquajtur patriotë që nuk ngritin zërin për këtë formë të drejtësisë që është servuar Kosovës.
Çka pret Parlamenti që nuk debaton çështjen aq madhore të interesit të Kosovës, gjykatën që e ka formuar vet dhe kjo gjykatë abuzon dhe dëshiron ta kriminalizojë lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Ku fle ndërgjegje e politikës së Kosovës pozitë-opozitë, apo presin që të hapin të pame në Parlament që me lot krokodili të reflektojnë dëmet që ky proces politiko-juridik ta godas Kosovën.
Nuk ka virtyte pa përpjekje, nuk ka lumturi pa kurojo, pa sakrificë nuk do të ishim ku jemi.
Kjo politikë qyqare pozitë dhe opozitë është trashëgimi e të kaluarës së pushtimit serbo-turk, zor e ka ta ngrit kokën dhe të mbron interesat e Kosovës evropiane me forcën e civilizimit Perëndimor.
Heshtja juaj është pajtim me politikat serbo-ruse ndaj Speciales, leshoni zanin more nëse ju ka mbet pak gjak i Gjergj Kastriotit, Adem Jasharit, dhe Hashim Thaçit!
(Autori është drejtor i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës” dhe drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern të Zvicrës)