Gjykata Speciale liron Hysni Gucatin, javën e ardhshme vjen në Kosovë

13 tetor 2023 | 12:02

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari dhe ish-ushtari i UÇK-së, Astrit Gashi.

Gashi ka thënë se Gucati do të jetë në Kosovë javën e ardhshme.

“Lirohet Hysni Gucati, ndërsa Gjykata Speciale bën skandalin e radhës ndaj Nasim Haradinaj të cilit nuk i aprovon kërkesën për lirim të hershëm!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gashit:

Lirohet Hysni Gucati, ndërsa Gjykata Speciale bën skandalin e radhës ndaj Nasim Haradinaj të cilit nuk i aprovon kërkesën për lirim të hershëm!

Gjykata Speciale e humbi krentibilitetin  e saj me arrestimin Nasim Haradianjt dhe Hysni Gucatit Haradinajt për dosjet që rrjedhën nga gjykata! Tregoj që nuk është aspak humane kur nuk e lirojë Nasim Haradinajn në varrimin e vëllait të tij, i cili ndërroj jetë muaj më parë.

Gjykata Speciale duke ditur se po shkel të gjitha të drejtat me elementare njerëzorë po tenton përmes shantazhit të beje presion ne djemtë me te mire të luftës por Nasim Haradinaj nuk thyhet, nuk u thye as kur regjimi barbar burgosi babain e tij Ismail Haradinajn, vëllain 14-vjeçar Agronin në varrimin e të cilit Gjykata Speciale nuk e lejoj të vijë për të përdorë si forme presioni ndaj gjeneralit që se humbi asnjë beteje Nasim Ismail Haradinaj.

Me këto veprime të turpshme kjo gjykatë e sponsorizuar nga kuzhinat e Putinit po behet njollë e zeze e drejtësisë evropiane.

Edhe çka duhet të ndodhe që ky popull të dele ne rrugë dhe te protestoj kundër kësaj prokurorie fashiste e cila nuk u interesa asnjëherë për 20 mijë shqiptarë të vrarë por ne emër te drejtësisë po bashkëpunon me kriminel lufte!

(Hysni Gucati vjen të merkurën në Kosovë)

LIRIA KA EMER, LIRI PËR ÇLIRIMTARËT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Will Smith mbahet mend më së miri për natën e…