Gjykata Speciale me prapaskenë të makinerisë mafioze serbe!

11 shkurt 2023 | 12:35

Shkruan: Sali Bislimi

Programi i fundit në televizionin Zviceran “TempsPresent”, i transmetuar në RTS të enjten, më 9 shkurt 2023, kumbon si rrëqethëse në rrafshin politik dhe juridik të Serbisë me gjykatën ndërkombëtare të Hagës, veçanërisht në lidhje me rrethanat e arrestimit të presidentit Hashim Thaçi.
Ky dokumentar precizon saktë dhe me paanshmëri na mëson se si është vepruar me kohë nga të infiltruarit serbë tek autoritetet politike përgjegjëse për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht “fabrikimin” e provave kundër presidentit Thaçi, atëherë në pushtet.
Në veçanti, nga dëshmia e agjentit “Sony”, me emrin e supozuar del se kriminelët serbë ishin përgjegjës në përgatitjen e vrasjes së Dik Martit, ish-raportues i Këshillit të Evropës për t’ia fakturuar pastaj UÇK-së krimin, në veçanti presidentit, Hashim Thaçi.
I pyetur për këtë ngjarje Nikola Stojanoviç, këshilltar i kryeministrit serb, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve zviceranë, duke u strehuar pas fshehtësisë së hetimit, ndërsa pohoi se asnjë organizatë serbe nuk kishte kërkuar të kryente këtë atentat, i cili kundërshtoi ashpër policinë federale zvicerane – Fedpol.
Kjo aferë e mjegullon dhe konfirmon se drejtësia ndërkombëtare ndaj presidentit Thaçi është e njollosur me njëanshmëri, dhe lë dyshime të pariparueshëm për vërtetësinë e fakteve të pretenduara kundër tij.
Për këtë arsye dhe duke pasur parasysh seriozitetin e ngjarjeve të zbuluara në «Temps Present» konstatoj se procesi gjyqësor kundër Hashim Thaçit është i padrejtë dhe proces politik, dhe urgjentisht me këto fakte të reja duhet të rishqyrtohet aktakuza dhe të anulohet procesi gjyqësor menjëherë.
Në këtë program televizive zviceran sugjerohet dhe kuptohen të gjitha dhe gjithçka se si autoritetet serbe kanë ndërtuar dhe trafikuar provat kundër liderëve të UÇK-së.
Bëj apel gjyqtarëve për drejtësi se presidenti Thaçi është deklaruar i pafajshëm, dhe kontributi i tij është vetëm dhe vetëm për pavarësinë e vendit të tij. Kosovën e tij!

(Autori është ‘Ambasador i Paqes’ dhe drejtor i OJQ ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’, jeton dhe vepron në Zvicër)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy sipërmarrës nga kantoni Vaud duhet të shkojnë në burg…