Gjykata Speciale merr një vendim për Thaçin dhe Veselin
09 qershor 2022
| 11:26
Gjykata Speciale ka vendosur për vazhdim e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Veseli. Ky vendim është marrë më 26 maj 2022.
Kjo është konfirmuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi janë duke u mbajtur në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.