Gjykata Speciale nga 25 korriku shkon në pushim veror

14 korrik 2022 | 16:14

Gjykatësit, prokurorët dhe stafi përcjellës i Gjykatës Speciale në Hagë nga 25 korriku do të hyjnë në pushim veror.

Duke filluar nga 25 korriku deri më 12 shtator do të vazhdojë pushimi veror i tyre, kështu për rreth dy muaj të njëjtit nuk do të merren me çështjet juridike.

Gjykata Speciale deri tani ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Ata janë shpallur fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 vazhdojnë të mbahen edhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, si edhe eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

Specialja do të nis punën nga 13 shtatori, ku për katër ditë radhazi prokurori kundër Salih Mustafës do të bëjë deklaratat përmbyllëse. Në Hagë është duke u mbajtur edhe Pjetër Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A ka njeri që nuk e ka zili Leonardo DiCaprion?…