Gjykata Speciale nuk ndalet, fton për intervistim edhe një ish-ushtar të UÇK-së
03 korrik 2020
| 20:23
Gjykata Speciale nuk po ndalet me ftesat e saj për kosovarët.
Edhe Fatmir Ajeti nga Prishtina u ftua nga Specialja.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.
“Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, ka thënë ai.
Kujtojmë që sot Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veterani i luftës Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.