Gjykata Speciale, persekutim politik dhe njollë e drejtësisë ndërkombëtare

07 dhjetor 2024 | 18:28

Shkruan: Edon Cana

Gjykata e kapur nga politika po ushtron persekutim politik përmes një aktakuze absurde dhe të paprecedent: Aktakuzë për “tentim”!

Themelimi i Gjykatës Speciale është mbështetur për të adresuar pretendimet e trilluara të raportit të Dick Martit, i cili tashmë është zbuluar si një komplot i orkestruar nga shërbimet serbe dhe ruse. Me rënien e bazës së saj themelore, kjo gjykatë ka degraduar në një mjet për ndjekje politike dhe realizimin e agjendave të caktuara, në dëm të Kosovës dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Gjykata Speciale është kthyer në simbol të dështimit të drejtësisë, duke turpëruar shtetet që e mbështesin. Aktet e saj do të mbeten si një testament i këtij dështimi monumental.

Ne besojmë fuqimisht se të gjithë ata që padrejtësisht përballen me këtë gjykatë do të kthehen faqebardhë nga Haga, ndërsa ata që sot heshtin për përfitime personale politike do të mbeten në koshin e historisë si aktorë të dobët dhe të pabesë ndaj interesave kombëtare.

Kosova ka heronjtë e saj, të cilët historia do t’i vlerësojë drejt. E vërteta është e pamohueshme dhe mbetet e patjetërsueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar emblema të ndryshme…