Gjykata Speciale seancën e radhës ndaj krerëve të UÇK-së e cakton më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë
18 janar 2023
| 17:40
Kreu i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë me dije se seanca tjetër përgatitore për rastin ndaj krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15-vjetorin e pavarësisë.
“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, u shpreh Charles Smith.
Ndërkohë procesi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nëse s’ka rrethana përjashtimore do të fillojë më 21 mars.