Gjykata Speciale: Thaçi në Kosovë për vizitë te familja
02 shtator 2023
| 18:43
Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se paneli i Gjqytarëve ka aprovuar një vizitë të ish-presidentit Hashim Thaçi te familja e tij në Kosovë.
Kjo vizitë sipas Speciales është realizuar për shkaqe humanitare.
“Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen”, kanë shkruar në njoftim.
Tutje kanë sqaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon të mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara.
Hashim Thaçi: custodial visit to Kosovo #ThaciEtAlCase #KosovoSpecialistChambers https://t.co/mtR4P4zsiq
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) September 2, 2023