Gjykata Speciale thotë se paneli do të vendosë nëse do ta lirojë Veselin
07 korrik 2021
| 16:22
Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, ka thënë për se paneli i gjykatës do të vendosë nëse do të lirojë Kadri Veselin të marr pjesë në varrimin e babait të tij, Fazli Veseli, i cili varroset sot në Mitrovicë.
“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, ka thënë Griep për Gazetën Express.
Familjarët e Veselit kanë thënë se ai u ka dhënë leje që t’i kryejnë edhe pa të procedurat mortore.