Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit
15 tetor 2024
| 13:55
Gjykata Speciale me seli në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare.
Arsyet mbeten të njëjtat: rreziku për ndikim në dëshmitarë e dëmtim të provave.
Thaçi dhe Veseli ishin dërguar në Hagë nga nëntori i vitit 2020.