Gjykata Supreme lanson udhëzuesin për matjen e dënimit

22 nëntor 2024 | 14:31

Gjykata Supreme e Kosovës ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit.  Në lansimin e këtij udhëzuesi ka marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka thënë se Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizim e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

“Kontributi i Ambasadës së Amerikës, Departamenti i Drejtësisë në vazhdimësi ka mbështetur sundimin e ligjit në vendin tonë. Me lansimin e këtij udhëzuesi, Supremja shënon një moment të rëndësishmen. Udhëzuesi i përgjithshëm i miratuar në vitin 2018, ka nxitur nevojën për rishikim e tij për harmonizimin e praktikave me qëllim që udhëzuesi të bëhet lehtësisht i zbatueshëm. Ky udhëzues përfaqëson një aset të vlefshëm. Ftoj kryetarët e gjykatave që të zbatohet ky udhëzues”, ka thënë Rexhepi.

Ndërsa Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka përgëzuar Gjykatën Supreme për lansimin e udhëzuesit.

“Udhëzuesi për matjen e dënimit ka historinë e zhvillimit. Ajo që në fakt u përballë me sfidat që eventualisht mund ta zhvendoste konceptin, raportet ndërkombëtare dhe raportin e Komisionit Evropian si dhe rolin kyç që ka gjykata evropiane. KGjK-ja e mbështet nevojën e aplikimit të ligjeve për të siguruar balancin. Udhëzuesin e kemi vendos në qendër të planit të punës që ky koncept të shndërrohet në standard brenda gjyqësorit. Në drejtësinë penale ky udhëzues e konfirmon që po aplikojmë politike ndëshkimore adekuate, çështjen e paraburgimit, etj.”, ka thënë Zogaj

Në anën tjetër, Besim Kelmendi, ushtrues detyre i kryeprokurorit të shtetit, ka thënë se ky udhëzues është një nga hapat më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

“Për udhëzuesin e parë ishim skeptik. Edhe kryeprokurori ka lëshuar një udhëzim për matjen e dënimit. Ambasada e Amerikës ka ndihmuar për një udhëzues të tillë. Kemi shumë punë për të bërë sepse jemi në fazat e para të udhëzuesit e tillë, por jemi të lumtur që i kemi marrë praktikat e ShBA-së.  Këtë udhëzues prokurorët ta vlerësojnë si të drejtë të balancuar, në përputhje me parimet e drejtësisë. Nuk është detyrë e thjeshtë”, ka thënë Kelmendi.

Kurse, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zyrtarët gjyqësorë të Kosovës po vazhdojnë të jenë shembull për shtetet e rajonit duke integruar udhëzimet në kornizën e drejtësisë penale.

“Miratimi i këtyre udhëzimeve është vetëm një hap fillestar. Puna e vërtetë fillon me vënien në fuqi të këtyre udhëzimeve. Raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi gjyqësor i Kosovës ende shpesh shqipton dënime joproporcionale, duke nënvizuar nevojën për këto udhëzime”, ka thënë Hovenieri.

Ai ka thënë se ShBA-ja përdorë udhëzues të ngjashëm prej shumë vitesh e megjithatë sipas tij mëson çdo ditë se si t’i rregullojë këta udhëzues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të…