Gjykata Supreme miraton ankesën e LV-së për numërimin e votave nga diaspora
05 nëntor 2019
| 16:28
Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1 806 pakove me fletëvotime nga diaspora.
Lajmin e ka bërë me dije anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nazlie Bala.
“Sapo na erdhi lajmi i mirë: Gjykata Supreme e miratoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje! për të numëruar edhe 1 806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata”, ka shkruar Bala.
/Epoka e re/