
Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së
27 dhjetor 2017
| 11:29
Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për zgjedhjet në Istog.
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.