
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe
05 nëntor 2021
| 12:22
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
“Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e datës 4 nëntor 2021 ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.725/2021, të datës 31.10.2021, duke e refuzuar atë si të pabazuar”, ka njoftuar Gjykata Supreme.