Gjykata Supreme vendos për numërimin e votave të mërgatës

25 tetor 2019 | 18:42

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të mërgatës.

Këtë e ka bërë të ditur LV-ja përmes një njoftimi në profilin e saj në “Facebook”. “Mijëra dërgesa me fletëvotime të bashkatdhetarëve të nisura brenda afatit dhe para datës së zgjedhjeve, e të cilat padrejtësisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i kishte shqyrtuar dhe numëruar, me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme ato do të numërohen dhe do të bëhen pjesë e rezultatit të zgjedhjeve”, është thënë në njoftimin e LV-së.

Sipas këtij subjekti politik, e drejta e votës si e drejtë kushtetuese, është e garantuar dhe nuk mund të mohohet me justifikime teknike që bien ndeshë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës. “Andaj, Gjykata Supreme shmangi një padrejtësi të madhe, e konfirmoi një të drejtë kushtetuese të mijëra votuesve nga mërgata. Kërkojmë që pa humbur kohë të fillojë shqyrtimi dhe numërimi i këtyre fletëvotimeve, që vullneti i votuesve nga mërgata të përfshihet në rezultatin përfundimtar”, është thënë në njoftimin e LV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, e…