Gjykata Themelore merr vendim në favor të Arianit Ahmetit
09 korrik 2021
| 15:44
Gjykata Themelore i ka dhënë të drejt Arian Ahmetit, në “luftën” e tij gjyqësore me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ahmeti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendëssekretarit të FFK-së dhe nga ajo kohë ka nisur beteja ligjore në mes tyre. Përmes një postimit në rrjetin social, Facebook, ai ka njoftuar se përpos Inspektoratit të Punës, edhe Gjykata Themelore e ka vërtetuar të njëjtën, se vendimet të cilat i ka marrë shtëpia e futbollit kosovar për shkarkimin e tij, janë të paligjshme.