Gjykata Themelore në Prishtinë anulon 40 seanca gjyqësore, shkak vendimi i avokatëve
09 janar 2019
| 17:23
Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë me dije se ka anuluar rreth 40 seanca gjyqësore.
Anulimet e këtyre seancave kanë ardhur si pasojë e vendimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, për bojkotimin e seancave gjyqësore deri në rishikimin e vendimit të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.
Nga 40 seancat e anuluara, 30 prej tyre nuk janë mbajtur për shkak të mos paraqitjes së avokatëve në këto seanca, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës.
Sipas informatave të Gjykatës Themelore deri më 9 janar janë mbajtur 30 seanca.