Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:
NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb, G.M., si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.
Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.
Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj.