Gjykata Themelore refuzon kërkesën e “Monego”-s

23 dhjetor 2019 | 16:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 dhjetor ka refuzuar kërkesën e aksionarit të “Monego”-s, për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes, e cila do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi kanë konfirmuar që aksionari “Monego”, do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. “Zyra Koci & Vokshi që është përfaqësuese e autorizuar e aksionarit “Monego” do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. Në emër të aksionarit të “Monego”-s i kërkojmë BQK-së që të sigurojë mbrojtjen e aseteve të kompanisë”, ka thënë avokati Vokshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) u ka…