Gjykata turke dënon 104 ish-ushtarë me burgim të përjetshëm
22 maj 2018
| 11:00
Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 104 ish-oficerë ushtarakë për shkak të përfshirjes së tyre në tentimet e dështuara për puç, ka raportuar media shtetërore.
Atyre u janë dhënë “dënime më të ashpra”, të cilat do t’i përballin të burgosurit me kushte më të këqija të jetës në krahasim me të burgosurit e tjerë.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë më herët se mbështet rikthimin e ndëshkimit me vdekje për organizatorët e grushtshtetit.
Puçi i dështuar kundër Erdoganit ka lënë të vdekur të paktën 260 persona dhe më shumë se 2 200 të plagosur më 15 korrik 2016.
Qeveria turke më pas ka arrestuar rreth 50 000 persona dhe ka shkarkuar nga pozita 150 000 punëtorë të institucioneve shtetërore.