Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve për falsifikimin e monedhave 2-euroshe
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për gjashtë të pandehurit B.A, SH.A, A.A – që të tre nga Shkupi, Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe S.R, M.K dhe H.D – që të tre nga fshati Paldenicë, Komuna e Hanit të Elezit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Falsifikimi i parasë dhe Shpëlarja e parave”.
Të pandehurit dyshohet se me qëllim të përfitimi të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe grupin, në kohë të pa verifikuar kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, dhe atë gjithsej 42,505 copë të monedhave metalike me prerje 2 euro, në shumën totale 85 mijë euro.