![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/sela.jpg)
Gjykata vendos: Kryetar i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela
12 shkurt 2025
| 14:11
Nga Gjykata Themelore në Tetovë kanë marrë vendim që kryetari i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela.
Sipas këtij vendimi, vulat e partisë kalojnë te Ziadin Sela. Në vendimin e gjykatës thuhet se pranohet kërkesa për ndërrimin e kryetarit të partisë, respektivisht nga Arben Taravari, te Ziadin Sela.
Krahu i Taravari ka të drejtë në afat kohor prej 15 ditëve që ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, përcjell TV21.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/12/auto_ok-011739360691.jpg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/12/auto_ok-021739360695.jpg)